
Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës më 21 janar 20211, ka nxitur edhe familjarët e viktimave të tjera në këtë protestë që të kërkojnë drejtësi për të ndjerit e tyre.
Një prej tyre është edhe Ranato Myrtaj, i biri i Faik Myrtaj një prej viktimave të 21 janarit i cili ka folur sot pas rihapjes së hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.
Myrtaj tha se shpreson që çështjen ta marrë SPAK dhe se do i shkohet deri në fund.
“Për dy personat që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar. Me aq sa di ky është një hetim që e ka kërkuar policia.
Shpresojmë që çështjen e Aleks Nikës dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Për sa i përket hetimeve për Faik Myrtaj është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë, por s’kemi marrë një përgjigje.
Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK. Çështjes do t’i shkohet deri në fund. Është çështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund”, deklaroi Myrtaj.



