Hasanaj: Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, rrëshqitje dherash edhe në Shën Vasil të Himarës

Hasanaj: Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, rrëshqitje dherash edhe në Shën Vasil të Himarës

Moti i keq me reshje shiu në zonën e Vlorë ka shkaktuar rrëzim pemësh në zonën e Pyllit të Sodës, si edhe rrëshqitje dherash në fshatin Shën Vasil të Himarë.

Lajmi bëhet i ditur për “MCN Live” nga korrespondentja Ariola Hasanaj, e cila raporton se situata është krijuar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit.

Si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta, disa pemë janë rrëzuar gjatë orëve të para të mëngjesit në zonën e Pyllit të Sodës, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Rreth orës 04:00, një automjet është përplasur me një nga pemët e rrëzuara në rrugë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit për disa minuta. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve përkatëse për largimin e pemës nga rruga bëri të mundur normalizimin e situatës.

Ndërkohë, nga Himarë raportohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga kryesore e fshatit Sënvasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të shpejtë të mjeteve të rënda për pastrimin e rrugës, pasi lëvizja është vështirësuar ndjeshëm dhe rreziku mbetet i pranishëm nëse moti i keq vijon.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, rruga kryesore e fshatit Shën Vasil është bllokuar nga rrëshqitjet e dherave.

Për shkak të pranisë së inerteve në rrugë, po punohet nga kontraktori për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy