
Tre të paraburgosur në burgun e Peqinit janë vënë në pranga këtë të enjte, nën akuzën e “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”. Sipas njoftimit, të Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu janë rebeluar dhe nuk i janë bindur urdhrave të policisë.
Kur gardianët kanë hyrë për t’i ndaluar tre të paraburgosurit, këta të fundit i kanë goditur. Për Kastriot Likja, do të rëndojë edhe akuza e “Goditjes për shkak të detyrës”.
Njoftimi:
Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve” , “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” të parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.
A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” të parashikuar nga nenet 270 dhe 235 të Kodit Penal .
K.I., për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” të parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.



