Ka rënë në pranga njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksidentin e mbrëmjes së djeshme të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin ku një person humbi jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.
Drejtuesi i mjetit i arrestuar është 27-vjeçari me iniciale E.B., i cili duke drejtuar mjetin “Vokswagen” u përplas me mjetin tip “Benz”, ku për pasojë ndërruan jetën drejtuesi i tij, Artor Tufa, 49-vjeç dhe u plagosën 2 pasagjerët.
Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 21:40, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, ku makina tip "Benz" u përplas me "Volkswagen-in "ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i makinës “Benz”, 49-vjeçari Artor Tufa.
Nga aksidenti u dëmtuan edhe drejtuesi i automjetit "Volkswagen" dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



