OSBE trajnon 500 zyrtarë për kornizën e re ligjore për prokurimin publik

OSBE trajnon 500 zyrtarë për kornizën e re ligjore për prokurimin publik

Afërsisht 500 zyrtarë të prokurimit publik që shërbejnë pranë autoriteteve të ndryshme kontraktuese qendrore dhe vendore u trajnuan përmes 12 sesioneve të informimit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi sot se zhvilloi gjatë kësaj jave sesionin përmbyllës të informimit për zyrtarët e prokurimit publik sa i përket kornizës së re ligjore që rregullon prokurimin publik në Shqipëri, e cila hyri në fuqi më 31 mars 2021.

Duke filluar nga data 24 maj dhe për tri javët në vijim, Prezenca e mbështeti Agjencinë e Prokurimit Publik për realizimin e 12 sesioneve të informimit me afërsisht 500 zyrtarë të prokurimit publik që shërbejnë pranë autoriteteve të ndryshme kontraktuese qendrore dhe vendore, si dhe pranë institucioneve të pavarura, duke u përqendruar në kriteret e reja ligjore si rezultat i ndryshimeve të legjislacionit.

Sesionet trajnuese të mbajtura online u përqendruan në pajisjen e autoriteteve kontraktuese me një përmbledhje të përgjithshme e të qartë të dispozitave të ligjit të ri dhe ndryshimet kryesore në procedurat dhe proceset e prokurimit që vijnë për pasojë.

Trajnerët mbuluan aspekte të ndryshme të tri temave: parimet e reja të parashtruara në legjislacion; proceset dhe procedurat e reja të prokurimit publik, si dhe kriteret në lidhje me funksionet e zyrtarëve të prokurimit publik.

Ky varg aktivitetesh u zhvillua në kontekstin e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Prezencës dhe Agjencisë së Prokurimit Publik, i cili do të intensifikohet edhe më tej gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm, në kuadër të asistencës teknike të OSBE për fuqizimin e kapaciteteve të zyrtarëve të prokurimit publik, si dhe shtimin e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e prokurimit publik në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy