I mori një shumë parash një personi me anë të mashtrimit, bie në pranga një person në Dibër

I mori një shumë parash një personi me anë të mashtrimit, bie në pranga një person në Dibër

Një person i cili i mori një shumë parash, me anë të mashtrimit, një shtetasi, është vënë në prangat e policisë së Dibrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të shtetasit R.D, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin G.T., 43 vjeç, banues në fshatin Kastriot, Dibër.

Ky shtetas, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash me vlerë 1.200.000 lekë, shtetasit R.D., me qëllim për t’ia dërguar një të afërmi të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy