
Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një shtetaseje, e cila ka nuk mban mend banesën ku jeton. Ajo po mbahet në ambientet e Komisariatit të Policisë numër 1, ndërsa dyshohet se vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 11.04.2023, është konstatuar në Shkozë, e vetme, një shtetase e moshuar e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.
Ajo nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.




