
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar i cili ndodhej në burg, i është komunikuar arrestimi nga policia e Beratit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë Berat u bë ekzekutimi, i vendimit të Gjykatës së Torinos, Itali, për shtetasin Edison Bega (Prifti), 43 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion”, “Dhunë seksuale ndaj të miturve” dhe “Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Bega aktualisht po vuan dënimin me 6 vjet burgim, në IEVP Berat, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.”



