
Një person në Sarandë është shpallur në kërkim pasi i shiti kokainë një vajze të mitur, duke bërë që kjo e fundit të përfundojë në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë.
22-vjeçari dyshohet se më datë 16 maj, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një të miture 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital.



