Një tjetër ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Durrës. Një person është vrarë me thikë në zemër, në zonën e Plepave. Bëhet fjalë për shtetasin Idajet Dulla, 34 vjeç.
Vrasja ka ardhur pas një konflikti të çastit, pasi viktima i ka kërkuar llogari autorit Arbër Koti, shofer i një autobusi për zënien e rrugës se automjetit të tij.
Gjatë zënkës, Koti ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar drejt e në zemër. Si pasojë e goditjes, Idajet Dulla ka ndërruar jetë në spital. Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili u arratis menjëherë pas ngjarjes.
Ai është gjetur nga kalimtarët e rastit në afërsi të shinave të trenit dhe është transportuar në spital për t’u dërguar në morg.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme ju bëjmë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar autorin shtetasin A.K., dhe është vënë në ndjekje të tij.
Kujtojmë se një natë më parë, Durrësi u trondit nga breshëria e plumbave, ku u qëlluan babë e bir dhe për pasojë humbi jetën Armando Baboçi, ndërsa është plagosur djali i tij dhe një person tjetër.



