Përfituan ndihmë ekonomike me anë të mashtrimit, procedohen 51 persona dhe administratorja sociale e bashkisë

Përfituan ndihmë ekonomike me anë të mashtrimit, procedohen 51 persona dhe administratorja sociale e bashkisë

51 persona të cilët përfituan ndihmë ekonomike nga bashkia e Vaut të Dejës janë proceduar për veprën penale “mashtrimi”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron bashkia Vau i Dejës. 

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasja R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër.  Procedohet penalisht administratorja sociale e bashkisë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Procedohen penalisht 51 shtetas që kanë përfituar ndihmën ekonomike nga kjo bashki, me anë të mashtrimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë  organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mashtrimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan 51 shtetas, të gjithë banues në Vig-Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron bashkia Vau i Dejës. 

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasja R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy