Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës në Kosovë. Sipas mediave vendase, thuhet se kanë humbur jetën tre persona, cilët dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.
Lidhur me këtë ngjarje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj është shprehur se viktimat u gjetën brenda në makinë gjatë orëve të para të mëngjesit pa shenja jete.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë parë se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulancat, zjarrfikësi, policia e trafikut si dhe prokurori. Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që ndodheshin brenda makinës ishin pa shenja jete”, tha Gjurkaj.



