Gjendet i pajetë një person në Delvinë, pranë tij një armë gjahu

Gjendet i pajetë një person në Delvinë, pranë tij një armë gjahu

Një 68-vjeçar me iniciale V. A., është gjetur ditën e sotme i pajetë në një përrua, në vendin e quajtur "Gropa e Zilfos", Delvinë.

Dyshohet se 68-vjeçari është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij.

Njoftimi i policisë: Delvinë/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2022, rreth orës 11:40, në një përrua, në vendin e quajtur "Gropa e Zilfos", Delvinë, është gjetur i pajetë nga familjarët, shtetasi V. A., 68 vjeç, banues në Delvinë. Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë në kushte depresioni, me një armë gjahu që u gjet pranë trupit të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy