Dhunë avokatit për kullat te diga e Liqenit!/ Hoxha sjell detaje të konfliktit mes avokatit dhe klientët e tij

Dhunë avokatit për kullat te diga e Liqenit!/ Hoxha sjell detaje të konfliktit mes avokatit dhe klientët e tij

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur gjerësisht për sulmin brutal nga avokatit Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë në gjendje koma. 

Hoxha solli fakte dhe dyshimet e deritanishme se kjo është një ngjarje që ka lidhje me një konflikt të avokatit me klientët e tij për ndërtime në kullat te diga e Liqenit.  

 

Drupal Ad

 

 

 

Kjo çështje, në fakt rezulton një problem pronësie, bëhet fjalë për një truall, mbi të cilin janë ndërtuar kullat te diga e Liqenit, të kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulaj.

Kompania ndërtuese ka patur probleme me pronarët e tokës.  Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër shpenzimet gjyqësore, me kushtin që nëse do të rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e truallit. Pra kjo ishte pagesa për të, pagesë në hyrje.

Avokati e fiton çështjen dhe ju jep certifikatat gjashtë pronarëve. Njëri prej tyre, zoti Dritan Nano, nuk ka qenë dakord, ka thënë e kemi fituar vetë gjyqin. E kanë thirrur dhe i kanë thënë, kemi kontratë, këta të tjerët e pranojnë. Avokati ka vajtur ka parë edhe apartamentin që i takonte, ky person nuk pranonte. I ka thënë nuk ke për të marrë pjesë. Avokati ka vajtur në gjykatë me kontratën.

Personi në fjalë, ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar, që thojini atij të tërhiqet sepse do ta ketë keq punën.

Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që do ta dëmtojë.

Shkojnë këta katër persona në emër të Dritanin dhe i bëjnë atë që i bënë.

Njëri nga ata ka deklaruar se porosinë e kemi marrë, por Dritan Nano nuk e pranon.

Pasi e kanë marrë, e kanë bërë këtë goditje. Ky është thirrur nga një biznesmen, Arben Reli, që është futur bashkë me avokatin dhe u ka thënë duhet avokat i zoti.

Ajo toka aty është bllokuar njëherë, ishin hapur pilotat dhe u bllokua. Është prona që Erion Veliaj doli në fushatë dhe ka thënë do ta bllokojmë, por pastaj vajti kompania në gjykatë.

Kompania e mori me miratim të Bashkisë. Kur u kap me presh në dorë Bashkia, tha do ta bllokojmë. Çfarë bëri? Ka dalë kryetari i Bashkisë bënte protestë para gjykatës së apelit, pse gjykata po ia jep kompanisë. Pasi e fitoi kompania në gjykatë, pronarët e tokës gjetën avokatin, ky u tha keni të drejtë dhe e fitoi. Avokati ka çuar drejtësinë në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy