Aksident i dyfishtë te “Katër Rrugët e Shijakut”, humb jetën 26-vjeçari

Aksident i dyfishtë te “Katër Rrugët e Shijakut”, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë.

Sipas informacionit të policisë, një automjet Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me një automjet Ford, të drejtuar nga shtetasi G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës. 

Si pasojë, shtetasi Geraldo Krrashi. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy