
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin Korçë- Devoll në afërsi të fshatit Cangonj.
Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Korçë-Devoll, te kryqëzimi i Progrit, shtetasi H. K., me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. R., ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.



