Shqipëri-Itali, marrëveshje për fuqizimin e “Misionit të Tretë” të universiteteve shqiptare 

Shqipëri-Itali, marrëveshje për fuqizimin e “Misionit të Tretë” të universiteteve shqiptare 

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me ambasadorin italian në Tiranë Fabrizio Bucci rektorë dhe përfaqësues të universiteteve publike shqiptare dhe atyre italiane u mblodhën në një ceremoni për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi me Universitetin “Aldo Moro” dhe Qendrën Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit, me qëllim fuqizimin e “Misionit të Tretë” të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Kjo marrëveshje do të nxisë transferimin e njohurive përtej mjediseve universitare, për të dhënë më shumë kontribut për zhvillimin social, kulturor dhe ekonomik të komuniteteve. Në fokus do të jetë nxitja e bashkëpunimit universitet-industri dhe pjesëmarrja në projekte, konferenca dhe aktivitete të përbashkëta kërkimore.

Në kuadër të këtij memorandumi, u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me katër universitete publike shqiptare, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Universitetit "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, Universitetit "Fan S. Noli" të Korçës dhe Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Kushi u shpreh se ndjehet shumë krenare që universitetet shqiptare tashmë kanë nisur proces të ngushtë bashkëpunimi me universitetet më prestigjioze evropiane, përfshirë edhe ato Italiane.

Marrëveshja e sotme, theksoi ministrja, - forcon edhe misionin e tretë që kanë universitetet, që lidhet me transferimin e njohurive përtej mjediseve universitare, për të dhënë më shumë kontribut për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Me universitetin “Aldo Moro” të Barit, tashmë janë bërë shumë bashkëpunime të tjera me universitete shqiptare dhe kanë programe të përbashkëta bashkëpunimi. Dhe gjithashtu me institutin Mesdhetar të Agronomisë të Barit.

Znj. Kushi ka shprehur falënderime edhe për Ambasadorit Italian z. Fabrizio Bucci për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e arsimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy