Ndreca del nga SPAK: Erdha pa më thirrur

Ndreca del nga SPAK: Erdha pa më thirrur

<p>Plarent Ndreca dha deklarime për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme. Në dalje të SPAK, Ndreca tha se nuk ishte thirrur nga organi i akuzës, por ishte paraqitur vetë, teksa pranoi se më herët i është komunikuar akuza. Ndreca nuk kishte koment lidhur me akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, por tha se një qëndrim konkret do e ketë në momentin e duhur.</p> <p>“<em>Dhashë deklarime në SPAK në vijim të hetimeve të nisura nga ana e Prokurorisë. Ishte kërkesa ime për të dhënë deklarime. Isha në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime (pyetje: ju është komunikuar akuza për shkelje të barazisë në tendera), jam njohur me akuzën. Qëndrime rreth akuzës do të jap në një moment tjetër</em>”, tha Ndreca.</p>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy