Kërcënoi me jetë vjehrrën përmes telefonit, në pranga 36-vjeçari

Kërcënoi me jetë vjehrrën përmes telefonit, në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi kërcënoi me jetë përmes telefonit vjehrrën e tij.

36-vjeçarit iu gjet në banesë, një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.

 

NJOFTIMI

Kanosi për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. 36-vjeçarit iu gjet në banesë, një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se po kanosej për jetën, përmes telefonit, kanë organizuar punën me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Kanosja".

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy