Raporti i DASH për drogën/ Çuçi: Dëshmi e punës dhe besimit te Policia e Shtetit!

Raporti i DASH për drogën/ Çuçi: Dëshmi e punës dhe besimit te Policia e Shtetit!

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Përmes një mesazhi në Twitter, ai thotë se rritja e sasisë së kokainës të kapur nga autoritetet shqiptare në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 dhe pjësemarrja e Policisë së Shtetit në operacione të përbashkëta ndërkombëtare, janë tregues të rëndësishëm që dëshmojnë efikasitetin e punës së strukturave tona dhe besimin e rritur te Policia e Shtetit.

Rritja e sasisë së kokainës të kapur gjatë vitit 2021 në Portin e Durrësit falë punës së Policisë së Shtetit është një tregues domethënës i efikasitetit tonë në luftën e vazhdueshme kundër grupeve kriminale në fushën e narkotikëve. Ky fakt është evidentuar edhe në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku vlerësohej gjithashtu pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në operacione të përbashkëta ndërkombëtare për të goditur trafikun dhe sekuestruar asetet e paligjshme. Këto dy të dhëna kuptimplote dëshmojnë se puna e Policisë së Shtetit dhe besimi tek kjo strukturë janë ngritur në një tjetër nivel. Mbetemi të përkushtuar për thellimin e rezultateve përmes shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të tjera të përbashkëta”, shkruan ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy