Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, njëra makinë përplaset me barrierat mbrojtëse (VIDEO)

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, njëra makinë përplaset me barrierat mbrojtëse (VIDEO)

 

Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas.

 

Mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre ka përfunduar në barrierat anësore të rrugës.

 

Sipas të dhënave paraprake, nga aksidenti janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit nga njëri prej drejtuesve të mjeteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy