
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, bëri të ditur sot se në dy javët e para të muajit gusht janë shuar 95 vatra zjarri.
Kjo sipas tij, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës në bashkëpunim me komunitetin.
95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin.
Sipas Peleshi, 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik.
Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme. Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik”, sqaron Peleshi.
Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.






