Dezinfektohet banesa e familjes Josifi në Kombinat (VIDEO)

Dezinfektohet banesa e familjes Josifi në Kombinat (VIDEO)

Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi.  

Qëllimi është dezinfektimi i ambienteve, teksa kanë bërë të mundur edhe largimin e dyshekut ku ka qëndruar për një kohë të gjatë e vdekur Anisa, në pritje të ringjalljes.

Krevati ku kishte qëndruar Anisa ishte pranë dritares së dhomës së gjumit, pranë së cilës ishte vendosur edhe një ventilator.

Siç shihet në video, mund të thuhet se kushtet ku ka jetuar familja Josifi kanë qenë të mira, çka përjashton mundësinë se shkak për vetëvrasje kanë qenë vështirësitë ekonomike.

Gjithçka ka mbetur nga ajo shtëpi janë mobiljet, teksa mësohet se familjarët kanë ardhur për të marrë sendet me vlerë.

Lidhur me këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik, pritet dëshmia e Blertës, të vetmes së mbijetuar nga ajo familje.

Pas përmirësimit të gjendjes së saj shëndetësore, pasi aktualisht ndodhet rëndë në Psikiatri në Tiranë, dëshmia e saj pritet t'u japë përgjigje shumë pyetjeve të pazbardhura ende cilit sekt fetar i përkisnin, përse u vetëvranë, si, kur ka vdekur Anisa.

Vetë Blerta u gjet në kushte të rënda shëndetësore mbrëmjen e 2 korrikut në banesën ku edhe e ëma e saj Zhaneta dhe motra Anisa ishin të pajeta.

Ndërkohë, policia e Tiranës ka nisur edhe një verifikim në disa prej institucioneve fetare ku dyshohet se pjesëtaret e familjes Josifi kishin qenë anëtare apo kishin kontakte, pasi kishin lënë Përmetin dhe ishin vendosur me banim në Tiranë.

Zhaneta Josifi 56-vjeçe dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeçe, u përcollën në banesën e fundit në Përmet, aty ku prehet dhe bashkëshorti i Zhanetës dhe babai i Anisës, prej 6 vitesh, i cili edhe ai vrau veten duke u hedhur nga pallati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy