
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se ekstazia në Shqipëri vjen në formë pluhuri.
Duke vijuar Bregu tha trafikantëtnë Shqipëri kanë disa makineri që e paketojnë dhe e kthejnë nga pluhur në kokërr, por nuk mund ta prodhojnë vetë.
Përdoret nëpër pub-e për shkak se është rrogë sintetikë e prodhuar nga kimistë këtu e 3 dekada më herët. Zgjon qelizat e lumturisë, seksualitetit. I sjell në qejf shumë shpejt të rinjtë. Mund të jetë dhe ekonomike në një lloj forme duke u përdorur në pub. Do duhet të përdorësh shumë lekë për alkool që është e shtrenjtë, ekstazia kushton 25-30-35 mijë lekë. Nuk krijon varësi. Çdo i ri në Tiranë që është futur në pub e ka pranuar. E përdor grupmosha 20-30 vjeç.
Ekstazia është në disa forma. Edhe grupi i arrestuar kishte dy mënyra. Disa ekstazi i kishte blerë, disa i prodhonte. Trafikantëve të ekastazisë i jepet një pajisje ta kthejnë nga pluhur në pilulë.
Ne e quajmë prodhim, por nuk është prodhim real, është çështje mekanike. Prodhon dhe solucione të tjera për t’i dhënë ngjyra.
Duke qenë se vjen në formë pluhur, dogana jonë nuk e kap. Në Shqipëri nuk mund të prodhohet. Mund të ndërtohet se makineria kushton pak. Pluhuri nuk mund të prodhohet, është e vështirë. Më e mira prodhohet në Holandë që e ka të ligjshme.
Të gjitha atje ku janë pub-et kryesore të Tiranë në ish-Bllok, dhe tek zona e Pedonales.
Në shkolla është përdorur kohë më parë, i kap gjendja e ankthit të gjithë.



