Cakrani: Krime zgjedhore kryhen çdo ditë, Kryeministri ka konsumuar elementë të veprës penale

Cakrani: Krime zgjedhore kryhen çdo ditë, Kryeministri ka konsumuar elementë të veprës penale

Avokati Kujtim Cakrani thotë se krimet zgjedhore kryhen çdo ditë, duke denoncuar se vetëm ditët e fundit Kryeministri ka konsumuar disa krime zgjedhore.

Për “MCN Live”, ai deklaroi se në Dibër Blendi Klosi nxori votën e parë të diasporës e cila ishte në favor të Partisë Socialiste.

Në vijim ai përmendi me raste të krimeve zgjedhore sipas tij, duke u shprehur se Kryeministri Edi Rama ka konsumuar elementë të veprës penale.

Drupal Ad

Që në atë moment SPAK duhet të niste procedimin penal dhe ta pyeste se kush ia ka nisur fletën e votimit dhe të pyeste se çlidhje kishte ai dhe si e kishte pasur informacionin që vota ishte për PS.

Kryeministri që ka qenë në atë takim ka heshtur. Ka mbledhur para dy ditësh fëmijët në plazhin e Spillesë, fëmijët që nuk kanë të drejtë vote dhe ka bërë takim elektoral me ta dhe iu ka kërkuar fëmijëve që të futen të kërkojnë fotot e tij nudo.

Ka konsumuar elementin e veprës penale pornografi, Kryeministri i ka shtyrë fëmijët që të shohin pornografi.

Dje konsumoi një tjetër vepër penale, diskriminimi, ai dje ka diskriminuar një komunitet të tërë që janë autikët, prindërit e tyre.

Krime zgjedhore kryhen në çdo moment, kur ti merr administratën në fushatën e kandidatëve.

Krime zgjedhore kryhen çdo ditë, ndaj unë nuk kam besim nga SPAK.

Mbushja e gropave të rrugës natën, janë krim zgjedhor.

Këto janë krime zgjedhore, unë nuk e di më se çfarë pret SPAK, mjafton që oficerët e BKH të dalin natën dhe të shohin mjetet që shtrojnë rrugën dhe të shohin punimet elektorale, që nuk dihet se kush i financon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy