
Gjykata e Pogradecit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për katër punonjësit e bashkisë, të cilët vodhën ndihmat e qytetarëve që ishin dhënë për shkollat dhe spitalet.
Reshit Fraholli drejtor i rrugëve rurale pranë bashkisë Pogradec si dhe Raif Muçka, Bektash Xhudellari e Marsel Muçllari të tre punonjës në ndërmarrjen e punëve publike në këtë bashki arritën të merrnin disa maska dhe shtroje, sipas policisë.
10 kamionë me ndihma erdhën nga Gjermania dhe në shenjë falënderimi më 27 gusht në qytet u organizua “Motofest Pogradec” të cilës iu bashkuan të apasionuar pas motorëve nga disa vende të botës.
Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga motoristë gjermanë, për komunitetin e kësaj bashkie.
Ndërkohë që Bashkia e Pogradecit, u distancua ajo që i quajti si veprime të turpshme, teksa shprehu mbështetje për drejtësinë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



