Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Babrru, Tiranë, ku një 25-vjeçar është gjetur i pajetë nga vëllai i tij. Sipas policisë, shtetasi A.M., dyshohet të jetë vetëvarur në banesë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Me datë 30.11.2020, në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru, është gjetur nga vëllai i tij, i vetëvarur në banesë shtetasi A.M., 25 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes



