Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, vihet në pranga për t’u ekstraduar

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, vihet në pranga për t’u ekstraduar

Arrestohet në Vlorë një shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për llogari të Spanjës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cooperation”.

Si rezultat i operacionit u lokalizua në fshatin Bishan, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi L. Ll., 47 vjeç.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bacelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit L. Ll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy