Një 74-vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Durrës, teksa transportohej në Urgjencën e Spitalit.
Sipas njoftimit, më datë 09.09.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës, shtetësja Xh.G., 74 vjeçe, dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjer mirë, e për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.
Njoftimi
Më datë 09.09.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës, shtetësja Xh.G., 74 vjeçe, dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjer mirë, e për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



