Trupi i pajetë i një personi është gjetur në plazhin e vjetër, në Vlorë.
Bëhet fjalë për një burrë rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.
Trupi është mbuluar në breg të detit teksa ka mbërritur edhe ambulanca e forcat policore.
Dyshohet se i moshuari mund të ketë pësuar infarkt teksa lahej në det.



