Policia e Shijakut ka arrestuar një 47-vjeçar me iniciale L.D., pasi ka kanosur me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karpen.
Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 47 vjeç, banues në fshatin Karpen, Shijak, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij.



