
Një aksident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 në fshatin Strum në Fier.
Mësohet se një 29-vjeçar me iniciale M. L., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar 29-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë: Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



