Vendimi për inceneratorin jepet në 16 prill. Të pandehurit kërkojnë pafajësi, SPAK kërkoi më parë 26 vite burg

Vendimi për inceneratorin jepet në 16 prill. Të pandehurit kërkojnë pafajësi, SPAK kërkoi më parë 26 vite burg

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të marrë vendimin për të pandehurit e aferës së inceneratorëve në 16 Prill, midis tyre edhe edhe ish-ministri Lefter Koka. Ky i fundit do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ku Spak ka paraqitur prova se Koka e zyrtarë të tjerë janë përfshirë në skemë korruptive, duke sjellë miliona euro për buxhetin e shtetit.

Në seancën e sotme të akuzuarit kërkuan pafajësinë, mes tyre edhe ish drejtori Taulant Tushe ish ministri Lefter Koka. Ndërkohë që avokati i të pandehurit Namik Simixhi, Ermir Beta, dorëzoi në gjykatë letrën ku shprehet se klienti i tij vuan nga sëmundje kronike, duke pretenduar se pretenca është paradoksale.

Kujtojmë në muajin Shkurt, prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për të 8 të pandehurit. Spak kërkoi në total për 8 të pandehurit 26 vite burg në total, duke argumentuar së në bashkëpunim më njëri tjetrin dhe në dijeni të ish-ministrit Lefter Koka favorizuan kompaninë fituese të koncesionit.

Për Lefter Kokën, SPAK, kërkoi 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi do të ulet në 2.8 vite. I njëjti dënim është kërkuar edhe për Bledar Karoli, i cili ka mbajtur detyrën e anëtarit të komisionit. Gjithashtu edhe Fatjon Muratin dhe ish-zyrtarë të bashkisë Tiranë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu spak kërkoi 4 vite burg. Nëse do të gjenden fajtor nga gjykata, pas shqyrtimit të provave të Spak, ato do të përfitojnë ulje me 1 të 3-ën e dënimit.

Sjellim në vëmendje, se më parë u dënua për inceneratorin e Tiranës, Alqi Bllako me 4 vite burg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy