
Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në fshatin Zhym të Lushnjës, ku një 67-vjeçar me inicialet Th. Ç. duke drejtuar motomjetin ka dalë nga rruga duke ndërruar jetë.
NJOFTIMI
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip "Lifan", ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga



