
Shqipëria rihapi sot bazën ajrore të Kuçovës, e cila pritet të jetë me rëndësi kyçe sa i takon operacioneve që mund të zhvillojë aleanca e Atlantikut të Veriut në rajon dhe më gjerë.
Në fund të ceremonisë, 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi u shfaqen më një spektakël në ajër të fluturimit të tyre.
Baza ajrore e Kuçovës u ndërtua në vitet 1950 për të pritur avionët e Forcave Ajrore Shqiptare.
Ajo u rikthye në vëmendje viteve të fundit me një investim të mbështetur nga NATO ku Shqipëria u anëtarësua në vitin 2009.
Në fazën e parë të modernizimit të kësaj baze u llogaritën investime prej 50 milionë eurosh.
Kontributi i palës shqiptare llogaritet në rreth 10% të vlerës së përgjithshme të investimit në këtë bazë, e cila me investimin e NATO-s do të kthehet në një bazë taktike të dislokueshme.



