Lëvizte me thikë në makinë, arrestohet një vajzë në Tropojë

Lëvizte me thikë në makinë, arrestohet një vajzë në Tropojë

Një vajzë e re ka përfunduar në prangat e policisë së Tropojës pasi është kapur teksa lëvizte në makinë me thikë me vete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E. B., 26 vjeçe, banuese në Bajram Curri.  

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip “Benz” me të cilin ajo po qarkullonte në aksin rrugor “Bajram Curri-Dubravë”, u gjet 1 mjet prerës (thikë), që e posedonte pa leje, kjo shtetase.     

Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy