U kap me kanabis dhe krëhër automatiku, në pranga 27-vjeçari

U kap me kanabis dhe krëhër automatiku, në pranga 27-vjeçari

Një 27-vjeçar ra në prangat e Policisë së Durrësit pasi konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij “blutë” sekuestruan 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kanabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drug Dealer“.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës.

Sekuestrohet një sasi lënde, e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krehër automatiku, dhe një sasi fishekësh.

Vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte  sendet e kundërligjshme dhe shpërndante lëndën narkotike, në doza.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas, në lagjen nr.13, Durrës,  konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike, menjëherë u organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drug Dealer“, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-M. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 50 g lëndë të dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa, një krëhër automatiku dhe një sasi fishekësh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy