Çantën plot me paund të padeklaruara, në hetim 36-vjeçarja që vinte nga Londra

Çantën plot me paund të padeklaruara, në hetim 36-vjeçarja që vinte nga Londra

Procedohet penalisht një 36-vjeçare pasi u kap me një sasi parash në paund të padeklaruar në aeroportin e Rinasit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M., 36 vjeçe, banuese në Londër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy