Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, gjatë vizitës së tij në SHBA, është pritur nga kreu i ICITAP-it, Gregory Ducot.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit janë diskutuar arritjet e programit që po implemntohet në sistemin e burgjeve në Shqipëri si dhe projektet e reja për mbështetje të vazhdueshme në fushën e sigurisë, rehabilitimit dhe riintegrimit.

Gjatë vizitës, Klevis Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim edhe me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland.

Delegacioni i GDPA ishte pjesë e një vizite studimore të organizuar nga ICITAP, që përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në Konferencën Dimërore të Shoqatës Korrektuese Amerikane në Orlando, Florida. Kjo vizitë është pjesë e programit të financuar nga ICITAP për Njësinë e Inteligjencës Korrektuese në DPPM, si mbështetje dhe partneritet i vazhdueshëm me sistemin shqiptar të burgjeve dhe korrektimeve, mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA.

Gjatë aktivitetit u diskutuan tema të tilla si siguria në burgje, programet rehabilituese, teknologjia informative dhe menaxhimi i institucioneve korrektuese.