Përkujtohet Dom Marin Shkurti, pushkatuar nga diktatura më 1 prill 1969

Përkujtohet Dom Marin Shkurti, pushkatuar nga diktatura më 1 prill 1969

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” ka përkujtuar sot 1 prillin e vitit 1969, datë kur Dom Marin Shkurtin, i cili u pushkatua nga diktatura komuniste.

Marin Shkurti lindi në Samrish të Dajçit të Bregut të Bunës në vitin 1933. U përgatit e u shugurua meshtar në mënyrë private prej Arqipeshkvit Imzot Ernest Çobës dhe Pjetër Demës më 22 prill 1952.

Ai ishte pjesë e një grupi të madh priftërinjsh si: Imzot Antonin Fishta, Atë Zef Pllumi dhe Atë Shtjefën Pistulli, të cilët u trajnuan dhe shuguruan në mënyrë të fshehtë. Në vitin 1944 kleri katolik shqiptar numëronte rreth 200 meshtarë, shumica e të cilëve në vitin 1952 u dënuan me vdekje, u vranë pa proces, u burgosën e u torturuan apo u internuan nëpër kampe.

Pas mbylljes së Seminarit Papnor Shqiptar më 8 dhjetor 1961, Dom Marin Shkurti, së bashku me Dom Mikel Beltojën, u arrestua dhe u burgos në Shkodër më 27 nëntor 1968. Gjyqi i tij u zhvillua në Dajç më 20 mars 1969, ku u dënua me vdekje dhe më 1 prill 1969, u pushkatua.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy