Një peshkarexhë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Triportin e Vlorës. Peshkarexha e cila është përfshirë nga flakët ka qenë e ankoruar në port.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ku ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.



