
Një person që ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë ka vdekur në spitalin e Korçës.
Burime për MCN bëjnë me dije se gjatë orëve të natës, shtetasi Ymer Bejkolli, ka shfaqur shqetësime.
Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por pas disa orësh ka ndërruar jetë.
Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti si kishë e xhami në Korçë. Trupi do i nënshtrohet ekspertizës për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.



