Transportonin kanabis nga Mirdita në Lezhë, arrestohen tre të rinj (EMRAT)

Transportonin kanabis nga Mirdita në Lezhë, arrestohen tre të rinj (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi janë kapur duke transportuar lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se bazuar në informacionet e siguruara në mënyrë operative, në vendin e quajtur “Gëziq”, Mirditë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip "Benz".

Gjatë kontrollit të automjetin me drejtues shtetasin Altin Përshqefa dhe pasagjerë vëllain Shkelqim Përshqefa dhe kushëririn e tij Çelnik Përshqefa, shërbimet e Policisë gjetën 17 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy