Arrestohet autori i vjedhjeve në disa banesa në Durrës

Arrestohet autori i vjedhjeve në disa banesa në Durrës

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një 29-vjeçar, të dyshuar si autor i vjedhjeve në disa banesa.   

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një maskë dhe një palë doreza që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një pistoletë sportive që e mbante pa leje. 

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. 

Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.   

 Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.       

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy