
Një 36-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në Institut Bujqësor, brenda një bunkeri. Burimet zyrtare nga Policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi I. M.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



