Sulmi në Jerusalem/ Izraeli propozon ligje më të lehta për mbajtjen e armëve pas ngjarjes   

Sulmi në Jerusalem/ Izraeli propozon ligje më të lehta për mbajtjen e armëve pas ngjarjes   

Kabineti i Sigurisë në Izrael ka miratuar tashmë masat për ta bërë më të lehtë për izraelitët të mbajnë armë pas dy sulmeve të fundit të ndërmarra nga palestinezët në Jerusalem gjatë dy ditëve të fundit, njofton BBC.

Të dy sulmet e ndërmarra, ku më i përgjakshmi ishte ai i orëve të para të 28 janarit, ku shtatë persona mbetën të vdekur në një sinagogë në Jerusalem, erdhën pas një operacioni nga Ushtria izraelite, në zonën e “West Bank”, i cili solli edhe vdekjen e nëntë personave.

Masat e reja gjithsesi, nuk parashikojnë thjeshtë pajisjen më të lehtë me armë të qytetarëve izraelitë.

Ai po ashtu parashikon edhe privimin nga e drejta e rezidencës apo sigurimet shoqërore e shëndetësore, për çdo anëtar të afërt të familjes së një agresori, i cili ndërmerr të tilla sulme.

Kabineti i plotë do të shqyrtojë masat të dielën.

Kryeministri Benjamin Netanyahu kishte premtuar një përgjigje "të fortë" dhe "të shpejtë" përpara mbledhjes së kabinetit të sigurisë.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se do të përforconte numrin e trupave në Bregun Perëndimor të pushtuar.

"Kur civilët kanë armë, ata mund të mbrojnë veten," u tha gazetarëve jashtë një spitali të Jerusalemit ministri kontrovers i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir.

Vendimi pritet të shqyrtohet edhe nga kabineti qeverisës, por në kushte të tilla duket thjesht një formalitet, teksa të djathtët, mbi të gjitha ata ekstremët, e kanë bërë të njohur qëndrimin, duke përkufizuar se çdo person, i cili ka një armë, e ka më të lehtë të mbrohet nga një sulm i tillë.

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të përgjakshëm në një sinagogë në Jerusalemin lindor, në orët e para të 28 janarit, duke e shndërruar këtë në sulmin më të përgjakshëm të viteve të fundit në shtetin hebre.

Të paktën tre njerëz të tjerë mbetën të plagosur, në atë çfarë momentalisht është cilësuar si një sulm terrorist nga autoritetet vendore.

Sipas zyrtarëve policorë, agresori është neutralizuar  dhe është identifikuar si një “burrë palestinez” nga Jerusalemi Lindor.

Vetë shefi i policisë izraelite, Kobi Shabtai, e quajti sulmin si “një ndër më të dhunshmit, me të cilët Izraeli është përballur në vitet e fundit.

Besimtarë të shumtë ishin mbledhur në siagogën ku agresioni ndodhi dhe po kryenin ritualet e lutjes gjatë “Sabbath”-it.

Grupime palestineze nga ana tjetër, e kanë vlerësuar lartë sulmin, por asnjë prej tyre nuk e ka marrë autorësinë dhe përgjegjësinë mbi të.

Një veturë e bardhë po hetohet ndërkaq lidhur me ngjarjen, ku janë ngritur dyshime se autori e ka përdorur atë gjatë aktit të dhunës.

Një ekspertizë mbi të është ngritur, me qëllim mbledhjen e provave qenësore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy