
Një avokat është vënë në prangat e policisë së Vlorës, i akuzuar për goditjen e punonjësit të sigurisë në gjykatë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, Redi Llanaj, 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat.
Avokati akuzohet se rreth orës 12:30 të mesditës së sotme, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për ndjekje të mëtejshme.



