
Administrata e Trump-it merr masa më të ashpra kundër emigrantëve dhe paraqet një plan të ri, sipas të cilit familjet emigruese që kalojnë ilegalisht kufirin ShBA-Meksikë mund të ndalohen për një kohë të pakufizuar. Masa e re, e cila duhet të miratohet nga një gjykatës federal përpara se të hyjë në fuqi, anulon rregullin e mëparshëm, i cili përcakton një kufi prej 20 ditësh për ndalimin e familjeve me fëmijë.



