U kapën në flagrancë duke vjedhur një servis, arrestohen dy persona

U kapën në flagrancë duke vjedhur një servis, arrestohen dy persona

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur një servis automjetesh.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 3 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022.

Njoftimi i policisë: U kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh, vihen në pranga 2 shtetas dhe u sekuestrohen disa celularë, të dyshuar të vjedhur.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhjet në 3 banesa të ndryshme, të kryera po nga këta bashkëpunëtorë, gjatë 2 muajve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 3 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy