Të dënuar nga GJKKO për kultivim të bimëve narkotike, arresohen 3 persona në Skrapar

Të dënuar nga GJKKO për kultivim të bimëve narkotike, arresohen 3 persona në Skrapar

Policia e Skraparit ka arrestuar 3 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (secili me 1 vit e 4 muaj burgim), për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Në prangat e policisë ka rënë Esmerald Kaposhi, 31 vjeç dhe Selfo Kaposhi, 39 vjeç, vëllezër dhe Zylyftar Zhurda, 53 vjeç.

Këta 3 shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup kriminal, gjatë periudhës 2020-2021, kultivuan në 3 parcela, në njësinë administrative Tërpan, bimë narkotike kanabis sativa. 

Njoftimi: Skrapar

Ndalohen 3 shtetas të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (secili me 1 vit e 4 muaj burgim), për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Veprimtaria kriminale e këtyre 3 shtetasve (që ishin pjesë e një grupi kriminal), u godit nga Policia, në vitin 2021, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar "Gjergjova".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar bënë ekzekutimin e vendimit penal nr. 25, të datës 11.05.2023, të GjKKO-së, për ndalimin e shtetasve Esmerald Kaposhi, 31 vjeç dhe Selfo Kaposhi, 39 vjeç, vëllezër, dhe të shtetasit Zylyftar Zhurda, 53 vjeç, të tre banues në Skrapar.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar secilin prej këtyre shtetasve, me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Këta 3 shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, të organizuar si grup kriminal, gjatë periudhës 2020-2021, kultivuan në 3 parcela, në njësinë administrative Tërpan, bimë narkotike cannabis sativa. Kjo veprimtari kriminale u godit nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar "Gjergjova".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy